213 raste të reja me coronavirus në Kosovë

213 raste të reja me coronavirus në Kosovë

12:19, 05/07/2022

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se nga 609 testime janë shënuar 213 raste pozitive të COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 35 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1,244.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,830,795 doza të vaksinës.

Deri më sot 823,798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco