Rritja alarmante e rasteve me Covid-19, IKSHPK del me një apel për qytetarët

Rritja alarmante e rasteve me Covid-19, IKSHPK del me një apel për qytetarët

14:06, 29/06/2022

Pas rritjes alarmante të rasteve me Covid-19 në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me një apel për qytetarët.

IKSHP’ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të bartin maskat në ambiene të mbyllura dhe të vaksinohen.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksininohen kundër COVID-19”, thuhet në apel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco