Studimi i fundit: Vaksinat anti-Covid parandaluan në vitin e parë 20 milionë vdekje

Studimi i fundit: Vaksinat anti-Covid parandaluan në vitin e parë 20 milionë vdekje

17:20, 26/06/2022

Sipas një studimi të ri, të rishikuar nga ekspertët, vaksinat kundër Covid-19, kanë parandaluar rreth 20 milionë vdekje në mbarë botën, që në vitin e parë pasi u rekomanduan për popullatën.


Studiuesit në “Imperial College London” zbuluan se vaksinat reduktuan numrin e mundshëm global të vdekjeve nga Covid-19 me më shumë se gjysmën në të njëjtën periudhë, teksa rezultatet e studimit u botuan në revistën mjekësore The Lancet.

Studimi i modelimit matematik analizoi vdekjet e lidhura drejtpërdrejt dhe indirekt me vaksinimin Covid-19.

Më shumë se tre të katërtat e vdekjeve të shmangura – 15.5 milionë nga 19.8 milionë – erdhën për shkak të mbrojtjes së drejtpërdrejtë të vaksinimit, i cili është shumë efektiv kundër sëmundjeve të rënda. 4.3 milionë vdekjet e mbetura u parandaluan nga mbrojtja indirekte e reduktimi i transmetimit viral në popullatë, si dhe reduktimi i flukseve në sistemet shëndetësore.

Autorët thanë se studimi i tyre kishte një sërë kufizimesh, ku më i gjeri ishte pasiguria në llogaritjen e numrit të vërtetë të vdekjeve nga pandemia e koronavirusit, sepse numrat raportohen të ndryshme, në secilin vend.

Pavarësisht kufizimeve, Oliver Watson, autori kryesor i studimit, tha se gjetjet treguan se “miliona jetë ka të ngjarë të jenë shpëtuar nga vaksinat, pavarësisht se ishin apo jo të pasur”.

Vendet më të pasura përbënin numrin më të madh të vdekjeve të parandaluara, thanë ata: 599,300 vdekje të tjera mund të ishin parandaluar nëse çdo vend do të kishte përmbushur objektivin e vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të vaksinuar 40 për qind të njerëzve, në çdo vend, që humbën jetë nga Covid deri në fund të vitit 2021”.

OBSH tha në maj se 14.9 milionë mund të kenë vdekur si rezultat i pandemisë, nga fillimi i pandemisë dhe deri në fund të vitit të kaluar – gati tre herë më shumë se sa mendohej më parë.

“Mund të ishte bërë më shumë. Nëse objektivat … janë arritur, ne vlerësojmë se afërsisht një në pesë nga jetët e vlerësuara të humbura për shkak të Covid-19 në vendet me të ardhura të ulëta mund të ishte parandaluar”, tha Watson.

OBSH vitin e kaluar bëri thirrje për një moratorium global për t’u mundësuar vendeve më të varfra të vaksinojnë më shumë njerëz, sepse oferta e vaksinave nuk ishte në gjendje të kënaqte kërkesën.

Normat e vaksinimit në vendet më të varfra janë rritur që atëherë dhe oferta tani tejkalon kërkesën. Pengesa kryesore tani është shpërndarja e dobët dhe jo prodhimi, sipas ekspertëve shëndetësorë.

Autoritetet globale shëndetësore tani po diskutojnë se çfarë vaksinash duhet të përdorin për fushatat përforcuese, gjatë pjesës së mbetur të këtij viti. OBSH ka mbështetur përdorimin e një vaksine specifike të Omicron për të luftuar një virus që ka të ngjarë se do të vazhdojë të zhvillohet, ndërsa prodhuesit e barnave u kanë kërkuar rregullatorëve që të marrin një vendim sa më shpejt.

Rregullatorët mund të marrin një vendim që në fund të qershorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco