Rastet me COVID po rriten në Kosovë, 49 pozitiv dalin sot

Rastet me COVID po rriten në Kosovë, 49 pozitiv dalin sot

12:11, 25/06/2022

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon si më poshtë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.144 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369.

Në total numri i rasteve aktive është 213.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco