Ky është numri i të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ky është numri i të infektuarve me COVID-19 në 24 orët e fundit

15:14, 26/05/2022

Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e rasteve me COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

26 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 86 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.791 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.958 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.666 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 468 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072.

Në total numri i rasteve aktive është 127.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco