OBSH alarmon: Omicron u zbulua në të paktën 40 vende

OBSH alarmon: Omicron u zbulua në të paktën 40 vende

10:25, 26/01/2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për përhapjen e nënvariantit të ri të mutacionit Omicron.

Në përditësimin e saj të fundit, OBSH tha se nënvarianti i ri, i quajtur BA.2, është një “pasardhës i Omicron”.

Omicron tashmë është një variant dominues e shumë ngjitës. Ndryshe nga Omicron, BA.2 aktualisht nuk konsiderohet “variant shqetësues”.

Por derisa po përhapet në shumë vende, OBSH-ja po u kërkon qeverive dhe shkencëtarëve në mbarë botën që të “monitorojnë situatën dhe të studiojnë nënvariantin e ri”.

Që nga e premtja e kaluar, BA.2 ishte zbuluar në të paktën 40 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ai tashmë është përhapur me shpejtësi në Danimarkë, ku raportet tregojnë se nuk duket të jetë më vdekjeprurës se varianti bazë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco