Doktoresha jep sqarime: Kush duhet ta marrë dozën përforcuese dhe dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

Doktoresha jep sqarime: Kush duhet ta marrë dozën përforcuese dhe dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

18:46, 23/01/2022

Doktoresha Hatixhe Latifi-Pupovci ka nda disa sqarime lidhur me dozat përforcuese dhe për dozat shtesë të vaksinave anti-Covid, shkruan Syri.net Kosova.

"Doza përforcuese (booster dose) e  vaksinës kundër Covid-19 jepet te personat të cilët kanë përfunduar dy vaksinat. Kjo dozë jepet pas një perudhe kur mendohet se ka rënë imuniteti ndaj virusit, pas 6 muajsh.
Doza shtesë (doza e tretë) jepet 4 javë pas dozës së dytë. Kjo dozë jepet te personat me imunitet të kompromituar (të ulur), me qëllim të stimulimit të imunitetit qysh në fillim të dhënjes së vaksinave. Doza perforcuese ( e katert) te keta persona jepet pas 4 muajsh.", ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Derisa sipas saj, imunitet të kompromituar kanë:

1. Pacientët me terapi kundër kancerit (edhe atij të gjakut)
2. Pacientët qe përdorin kortikosteroide në doza të larta dhe barna tjera të cilat e frenojnë imunitetin
3. Pacientët e diagnostikuar me HIV
4. Pacientët e diagnostikuar me imunodeficience primare
5. Pacientet qe kane organe te transpalantuara 
P.S. Koha pas se ciles duhet te merren keto doza mund te ndryshon, varesisht prej rezultateve te hulumtimeve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco