Shteti i parë që ua bëri obliguese të rriturve vaksinimin anti-Covid

Shteti i parë që ua bëri obliguese të rriturve vaksinimin anti-Covid

21:04, 20/01/2022

Parlamenti i Austrisë votoi të enjten për ta bërë obliguese marrjen e vaksinës kundër COVID-19 për të rriturit, nga 1 shkurti, i pari i këtij lloji në Evropë, me gjoba maksimale të mundshme deri në 3,600 euro për njerëzit që nuk e respektojnë këtë.

Ligjvënësit austriakë votuan pro masës, e cila do të zbatohet për të gjithë banorët e Austrisë, 18 vjeç e lart. Përjashtimet bëhen për gratë shtatzëna, personat që për arsye mjekësore nuk mund të vaksinohen ose që janë shëruar nga koronavirusi në gjashtë muajt e mëparshëm.

Zyrtarët thonë se mandati është i nevojshëm sepse nivelet e vaksinimit mbeten shumë të ulëta në vendin e vogël alpin. Ata thonë se do të sigurojnë që spitalet e Austrisë të mos mbingarkohen me pacientë me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mueckstein, duke folur në parlament të enjten pasdite, e quajti masën një “hap të madh dhe, për herë të parë, gjithashtu të qëndrueshëm” në luftën e Austrisë kundër pandemisë.

“Kjo është mënyra se si ne mund të arrijmë t’i shpëtojmë ciklit të hapjes dhe mbylljes, të bllokimeve”, ka thënë ai, duke vënë në dukje se ka të bëjë jo vetëm me luftimin e Omicronit, por çdo variant të ardhshëm që mund të shfaqet.

Qeveria austriake njoftoi fillimisht planin për një mandat universal të vaksinës, në të njëjtën kohë ajo vendosi një bllokim në nëntor. Ndërkohë, që nga e enjtja, rreth 72% e popullsisë prej 8.9 milionë banorësh u konsiderua e vaksinuar plotësisht.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco