Studimi: Sputnik tregon nivele më të larta të antitrupave ndaj Omicronit sesa Pfizer

Studimi: Sputnik tregon nivele më të larta të antitrupave ndaj Omicronit sesa Pfizer

20:03, 20/01/2022

Një studim laboratorik thotë se vaksina ruse për COVID-19, Sputnik V tregon nivele më të larta të antitrupave neutralizues të Omicronit sesa vaksina Pfizer.

Studimi i përbashkët ruso-italian, i financuar nga Fondi Rus i Investimeve Direkte, tregon krahasimin e serumit të gjakut të njerëzve që kishin marrë vaksina të ndryshme, raporton Reuters.

Studiuesit thanë se mostrat e marra tre deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë të një vaksine kanë treguar se nivelet e antitrupave në marrësit e dy dozave të Sputnik V ishin më rezistente ndaj Omicronit sesa në ata të vaksinuar me Pfizer.

Ky studim paraprak tregon se antitrupat neutralizues specifikë të Omicronit u zbuluan në serumin e gjakut të 74.2 për qind të njerëzve të vaksinuar me Sputnik dhe në 56.9 për qind të atyre të vaksinuar me Pfizer/BioNtech.

Omicron ka çuar shifrat e rasteve të COVID-19 në nivele rekord në pjesë të Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara. Por varianti vetëm tani ka filluar të godasë Rusinë, ku infeksionet e reja në mbarë vendin u rritën në 38,850 të martën nga 33,899 një ditë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco