Profecia e re e Bill Gates po panikos mbarë botën: Pandemia tjetër, më vdekjeprurëse se Covid- 19

Profecia e re e Bill Gates po panikos mbarë botën: Pandemia tjetër, më vdekjeprurëse se Covid- 19

13:03, 20/01/2022

Thirrje që synojnë të tronditin qeveritë për masat që duhen marrë për të parandaluar rreziqet, potencialisht shumë më shkatërruese, të një pandemie të ardhshme me një indeks më agresiv të vdekshmërisë se ai i Covid 19. Filantropisti u kërkon vendeve të mëdha të kontribuojnë me miliarda dollarë për t'u përgatitur për epideminë e ardhshme globale.

Filantropisti tha se ndërsa variantet “Omicron” dhe “Delta” të koronavirusit, ishin disa nga viruset më transmetues të parë ndonjëherë, bota mund të përballet me një patogjen po aq ngjitës, por me një shkallë vdekshmërie shumë më të lartë.

Fondacioni “Bill & Melinda Gates” dhe “Wellcome Trust” i Mbretërisë së Bashkuar, po dhurojnë 300 milionë dollarë për Koalicionin për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (Cepi), i cili ndihmoi në formimin e programit Covax për të ofruar vaksina për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Organizata po kërkon të mbledhë 3.5 miliardë dollarë me synimin për të reduktuar kohën që duhet për të zhvilluar një vaksinë të re në vetëm 100 ditë. Synimi është që, nëse jo të parandalohen pandemitë e reja, shkatërruese, të kufizohen efektet e tyre në popullatë dhe ekonomi duke vepruar me vaksina të reja.

Gates tha - sipas “Financial Times” - se prioritetet e botës janë "të çuditshme" dhe se u takon filantropëve dhe qeverive të pasura të trajtojnë pabarazinë e vaksinave.

"Kur bëhet fjalë për shpenzimin e miliardave për të shpëtuar triliona dëme ekonomike dhe dhjetëra miliona jetë, do të thosha se është një politikë sigurimi mjaft e mirë", tha Gates, duke shtuar se përpjekjet në dukje të mëdha, edhe në aspektin ekonomik, do të shmangnin dëme të rënda.

Ai shtoi se pjesa më e madhe e inovacionit për t'u përgatitur për një pandemi të ardhshme mund të jetë gjithashtu e dobishme në adresimin e problemeve ekzistuese shëndetësore globale, për shembull duke krijuar një vaksinë për HIV dhe vaksina më të mira për tuberkulozin dhe malarien.

Gates tha se dy donatorët e mëdhenj të zhvillimit të vaksinave gjatë pandemisë Covid-19, “Cepi” dhe qeveria amerikane, ishin "të guximshëm" në rrezikimin e parave të tyre për të krijuar portofol të madh të vaksinave të mundshme.

Profesor Cherry Gagandeep Kang, një anëtar i bordit të CEPI-t dhe virolog në Kolegjin Mjekësor të Krishterë në Vellore, në Indi, tha se duhet të presim që vendet t'i vënë interesat e tyre kombëtare "të parët".

“Pjesa tjetër e botës që nuk mund të përballojë t'i bëjë këto angazhime, paraprakisht ka nevojë për dikë në anën tonë. Dhe ‘Cepi’ është ajo organizatë”, tha ai.

Sir Jeremy Farrar, drejtor i “Wellcome Trust”, tha se ishte "kritike" që fondet të vijnë jo vetëm nga buxhetet ndërkombëtare të zhvillimit, por në përgjithësi nga financimi i qeverisë dhe filantropia.

Ai tregoi se si ‘Cepi’ u formua pesë vjet më parë pas epidemisë së Ebola-s të viteve 2014-2015. "Tani jetojmë në atë që unë mendoj se është një epokë epidemish dhe pandemish më të shpeshta dhe komplekse", - tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco