Mjeku shqiptar për vaksinimin e shtatzënave kundër COVID-19: Gratë më shumë besojnë TV-në sesa doktorin

Mjeku shqiptar për vaksinimin e shtatzënave kundër COVID-19: Gratë më shumë besojnë TV-në sesa doktorin

12:00, 20/01/2022

Mjeku shqiptar obstetër- gjinekolog, Astrit Bimbashi u shpreh se gratë shtatzëna duhet të vaksinohen.

“Gratë shtatzëna që bëjnë vaksinën kanë rezistencë shumë më të madhe sesa ato që nuk e bëjnë” tha ai.

“Gratë shtatzëna, pas javës së 12-të bëhet vaksina e parë” shtoi ai.

Ai e pranoi se skepticizmi është i lartë.

“Nuk e kuptojmë pse gratë nuk shkojnë të vaksinohen”, tha ai për Abc news.

Por cilat janë arsyet?

“Sa më i ulët është niveli i shkollimit aq më i ulët është besimi te vaksina. Numri i grave shtatzëna që vaksinohen është shumë i ulët. Kanë frikë. Po përse? Nuk na e shpjegon askush se përse kanë frikë”, tha ai.

Doktori u shpreh më tej se “roli i televizionit është i jashtëzakonshëm, ju besojnë më shumë juve, sesa ne”.

Duke bërë një krahasim të varianteve, Astrit Bimbashi e cilësoi “Deltën” vrasëse.

“Delta ishte vrasëse për gratë shtatzëna. Kanë vdekur gra nga “Delta”. Për fat të mirë Omicron nuk është aq i rrezikshëm sa “Delta”. Është shumë i “varfër” më pak agresiv, grip i zakonshëm që prek edhe gratë shtatzëna” deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco