E konfirmon mjeku shqiptar: Po, COVID e shkurton organin gjenital

E konfirmon mjeku shqiptar: Po, COVID e shkurton organin gjenital

09:23, 20/01/2022

Pasojat që lë Covid janë nga më të ndryshmet dhe sipas studimeve ato zgjasin edhe në kohë.

Një nga ato lidhet edhe me gjininë mashkullore, pasi bazuar në statistika globale, 3762 meshkuj nga 52 vende të botës kanë raportuar se iu është shkurtuar organi gjenital pasi kanë kaluar Covidin.

Për këtë temë ka folur në një emision televiziv edhe mjeku shqiptar Artur Koni, i cili tha se Covid shkakton shkurtimin e penisit me 2.5 cm.

Sipas tij, virusi prek damarët, të cilët janë të shumtë në organin gjenital mashkullor. Po ashtu ai theksoi edhe se pacientët që kalojnë Covid kanë gjashtë herë më shumë mundësi të kenë probleme me ereksionin.

“Covid sillet kështu kur gjen terren të mirë si për shembull mbipesha, mosha e madhe, diabeti ose ata që nuk janë vaksinuar. Ky është terreni ideal që krijon probleme me organin mashkullor. Virusi prek damarët dhe këto damarë janë të shumtë në organin mashkullor. Por jo vetëm aty, edhe te sytë mund të shkaktohen probleme sepse edhe sytë kanë shumë damarë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco