Vjen apeli i fuqishëm nga MSH: Vaksinohuni, Omicron është bërë dominues

Vjen apeli i fuqishëm nga MSH: Vaksinohuni, Omicron është bërë dominues

19:19, 19/01/2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se varianti Omicron i koronavirusi është bërë tashmë variant dominues në qarkullim, shkruan Syri.net Kosova.

Kësisoj, MSh ka apeluar që të vaksinohen të gjithë qytetarët që janë mbi 12 vjeç.

“Varianti Omicron i koronavirusit tanimë është bërë variant dominues në qarkullim. Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, sidomos format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, i bëhet thirrje popullatës së moshës mbi 12 vjeçare e lartë që të vaksinohet”, thuhet në apelin e kësaj ministrie.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se me dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare, në secilën komunë në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco