Alarmante: Prishtina me mbi 3,000 raste aktive me COVID-19

Alarmante: Prishtina me mbi 3,000 raste aktive me COVID-19

16:23, 19/01/2022

Më shumë se 2,000 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë vetëm të mërkurën, derisa prej tyre, 825 janë në Prishtinë.

Si pasojë e kësaj, kryeqyteti i Kosovës po vazhdon të prijë edhe me raste aktive me koronavirus, duke arritur shifrën 3,214 sosh.

Pas Prishtinës, më shumë raste aktive, ndonëse shumë më pak se kryeqyteti, kanë Mitrovica me 611, Peja me 327 dhe Gjakova me 314.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive në nivel vendi është 7,266.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco