Në spitalet e Kosovës po trajtohen 90 pacientë me COVID-19

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 90 pacientë me COVID-19

09:10, 19/01/2022

Krahas rritjes së numrit të infektuarve COVID-19 po rritet edhe numri i pacientëve të shtrirë më këtë virus në klinikat e spitaleve në Kosovë.

Aktualisht në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) në trajtim mjekësor janë 90 pacientë nga COVID-19.  Prej tyre, 52 të konfirmuara pozitivë me coronavirus dhe 38 të tjerë post- COVID-19.

Sipas SHSKUK, me oksigjeno-terapi janë 34 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë dy pacientë me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 22 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë me maskë oksigjeni

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

 

Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të martën, më 18 janar, janë regjistruar 720 raste të reja me coronavirus, pas testimit të 4.785 mostrave. Ndërsa, është regjistruar një viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar të martën se edhe se 159 persona janë shëruar derisa 5.678 persona janë ende aktivë në coronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet kosovare kanë regjistruar mbi 163.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.995 persona kanë vdekur.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër coronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco