Alarmon OBSH: 325 milionë pacientë që nga fillimi i epidemisë me COVID-19

Alarmon OBSH: 325 milionë pacientë që nga fillimi i epidemisë me COVID-19

23:03, 17/01/2022

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka kaluar 325 milionë, ndërsa numri i vdekjeve 5.53 milionë, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Numri i rasteve të konfirmuara të infektimit me koronavirus gjatë ditës së kaluar në botë është rreth 2.7 milionë, ndërsa numri i pacientëve të vdekur si pasojë e COVID është rritur me 6.916.

Sipas OBSH-së, numri më i madh i rasteve të infektimit është raportuar në Shtetet e Bashkuara (64.720.612), Indi (37.380.253), Brazil (22.975.723), Britani e Madhe (15.217.284) dhe Francë (13.819.182).

Numri më i madh i vdekjeve në mesin e pacientëve me koronavirus u regjistrua gjithashtu në SHBA me 843.718, pasuar nga Brazili (620.971), India (486.451), Rusia (321.990) dhe Meksika (301.334).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco