Drejtori i Infektivës flet për  gjendjen e pacientëve nga COVID-19, dy në gjendje kritike

Drejtori i Infektivës flet për gjendjen e pacientëve nga COVID-19, dy në gjendje kritike

12:32, 17/01/2022

Drejtori i Klinikës Infektive Arben Vishaj ka thënë se në klinikë janë duke u trajtuar 11 pacientë prej tyre dy në gjendje të rëndë kritike.

Tutje, ai tha se fëmijët të infektuar me Covid-19 janë duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë.

Vishaj sqaroi se aktualisht nuk ka të infektuar me Omicron, por iu është 70% e të infektuarve me Omicron.

“Për momentin në Klinikën Infektive i kemi duke i trajtuar 11 pacientë. Prej tyre dy janë në mjekimin intenziv të cilët janë në gjendje të rëndë kritike. Nga këta pacientë dy janë të vaksinuar me dy doza dhe janë duke manifestuar një formë klinike më të lehtë ndërsa ata që janë të pa vaksinuar janë duke manifestuar formë klinike më të rëndë”.

“Pacientët që janë të moshave pediatrike janë duke u trajtuar në Klinikë të Pediatrisë. Ne i dërgojmë mostrat te IKShPK-ja pastaj ata varësisht nga situata epidemiologjike i analizojë dhe ritestojnë mos ndonjëri prej tyre është me Omicron. Ne aktualisht nuk kemi pacientë që është i diagnostikuar me Omicron. Na është raportuar që Omicron është duke qarkulluar dhe 60 deri 70 % janë të infektuar me Omicron”.

Ai më tej ka sqaruar se kanë kapacitete të mjaftueshme që të përballojnë fluks të të infektuarve, përderisa ka bërë thirrje për vaksinim, raporton EO.

“Klinika Infektive ka kapacitete mjaftueshëm për të menaxhuar situatën me virus, por apelon te qytetarët që sa më shumë të vaksinohen. Edhe përkundër që kemi rritje enorme të infektuarve nuk kemi vërshim të pacientëve që kërkojnë trajtim në klinikë. Klinika Infektive i ka kapacitet të cilat i ka pasur më përpara por duhet ta rrisim vetëdijen e qytetarëve që të vaksinohen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco