Regjistrohen 8 të vdekur dhe 1348 raste me Covid në Maqedoninë e Veriut

Regjistrohen 8 të vdekur dhe 1348 raste me Covid në Maqedoninë e Veriut

18:49, 16/01/2022

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 6.141 teste, ndërsa janë regjistruar 1.348 raste me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 784 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 8 viktima nga coronavirusi. 4 persona të vdekur nga Shkupi (55, 76, 76 dhe 82), dhe nga një i vdekur nga Prilepi (64), Manastiri (77), Strumica (60) dhe Demir Hisari (71).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 244 632, numri i të shëruarve është 220 400, numri i të vdekurve është 8.100, ndërsa numri i rasteve aktive është 16 132.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco