Asnjë viktimë dhe vetëm 13 raste të reja me virus

Asnjë viktimë dhe vetëm 13 raste të reja me virus

15:02, 03/12/2021

Ministria e Shëndetësisë (MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), informon se janë konfirmuar 13 raste të reja me virus.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.621.804 doza të vaksinës.

Deri më sot 764.443 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.162 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.820. Në total numri i rasteve aktive është 324

Më poshtë njoftimi nga MSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco