A ka arritur varianti ‘Omicron’ në Kosovë?

A ka arritur varianti ‘Omicron’ në Kosovë?

13:20, 03/12/2021

Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka thënë se ende nuk ka raste të detektuar me variantin Omicron në Kosovë.

Në një përgjigje për Metron, MSH ka bërë të ditur se në mostrat që janë dërguar më herët, nuk është detektuar asnjë rast me variantin e virusit Omicron.

“Në mostrat e dërguara me herët për analizë në laboratorë jashtë vendit (para se të bëhet publik njoftimi për detektimin e rasteve të para në botë me variantin Omicron), dhe të cilat mostra janë kthyer javën e kaluar, nuk ka pasur raste të detektuara të variantit Omicron”, ka thënë MSH për Metron.

Tutje nga kjo ministri kanë thënë se dominues në Kosovë janë variantet Delta dhe Delta Plus, derisa kanë treguar se së shpejti presin rezultatet për disa mostra të dërguara për Omicron.

“Ndërsa, mostra te tjera jane dërguar jashtë vendit ne fillim te kësaj jave dhe kur te kthehen rezultatet, që marrin kohë, publiku do të njoftohet nëse është detektuar ndonjë rast i variantit Omicron apo jo”, kanë thënë tutje nga MSH për Metron.

Ndryshe varianti i ri i koronavirusit, i emëruar Omicron, po vazhdon të përhapet nëpër botë, teksa shumë shtete kanë vendosur masa kufizuese për udhëtimet nga Afrika, ku për herë të parë u identifikua ky variant.

Omicron besohet se është më infektues se variantet paraprake, edhe pse ekspertët ende nuk e dinë nëse ky variant shkakton sëmundje më të rëndë.

Më 26 nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Omicron, që fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut, ishte “variant shqetësues”.

Zyrtarët në Afrikën e Jugut kanë thënë se 90 për qind e rasteve të reja janë me varaintin Omicron, që ka numër të madh të mutacioneve.

Raste me Omicron kanë regjistruar edhe Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Belgjika, Danimarka, Botsvana, Izraeli, Australia, Hong Kongu dhe Çekia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco