Covid-19 po ikën, asnjë pacientë me COVID në tri spitale të vendit

Covid-19 po ikën, asnjë pacientë me COVID në tri spitale të vendit

10:46, 30/11/2021

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në bazë të raportit të datës 9 nëntor 2021, në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës nuk ka pacientë të shtrirë me Covid-19.  Nga ky Shërbim tregojnë se pacientë të infektuar me Covid-19 nuk ka as në Spitalin e Vushtrrisë dhe atë të Gjilanit.

Sipas SHSKUK’së, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 të tjerë post-covid.

 

Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka vetëm 1 pacient me maskë të oksigjenit.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3  pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco