Humbin jetën 19 pacientë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Humbin jetën 19 pacientë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

16:26, 28/11/2021

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 547 testime janë regjistruar 333 raste të reja.

Prej rasteve të reja 152 janë në Shkup, 33 Manasitr, Ohër 20, Kavadar dhe Strumicë 16, Kumanovë dhe Dellçevë 10, Veles 8, Koçani, Sveti Nikole dhe Resnjë 7, Shtip 6, Kriva Pallankë 5, Tetovë dhe Strugë 4, Vinicë 3, Gjevgjeli, Demir Hisar dhe Krushevë 2 dhe nga 1 në Demir Kapi, Negotinë, Kerçovë, Kratovë.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur edhe 309 pacientë të shëruar dhe 19 të tjerë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 215 009 pacientë, ndërsa prej tyre 199 064 janë shëruar dhe 7547 kanë humbur jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco