Dy raste me variantin e ri të COVID-19 janë zbuluar në Britani

Dy raste me variantin e ri të COVID-19 janë zbuluar në Britani

15:31, 27/11/2021

Dy raste të variantit të ri të koronavirusit Omicron janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, ka bërë të ditur sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid.

Javid ka thënë gjithashtu se do të ketë testime të tjera në zonat ku u gjetën rastet - në Chelmsford dhe në Nottingham.

Ai tha se dy individët tani janë duke u izoluar së bashku me familjet e tyre, ndërsa janë kryer teste të mëtejshme.

 

Dhe të dy rastet janë “të lidhura”, ka shtuar ai.

Përveç kësaj, katër vende të tjera po i shtohen 'listës së kuqe' të udhëtimit për në Britani të Madhe, nga ora 4 e mëngjesit të së dielës: Angola, Mozambiku, Malavi dhe Zambia.

Ai tha se e mori vesh vetëm "mbrëmë vonë" kur u kontaktua nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Varianti i ri i COVID-19 është zbuluar në Afrikë të Jugut, derisa disa raste janë paraqitur tashmë edhe në Evropë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se varianti i ri i koronavirusit është mjaft shqetësues dhe se do të duhet të bëhen analiza për të parë ndikimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco