Shteti që e zbuloi variantin e ri ankohet se po “dënohet” nga bota

Shteti që e zbuloi variantin e ri ankohet se po “dënohet” nga bota

15:06, 27/11/2021

Afrika Jugore është ankuar se po ndëshkohet për zbulimin e variantit Omicron të koronavirusit.

Ministria e Jashtme e Afrikës Jugore doli me një deklaratë, pasi shtetet përreth botës me nxitim morën vendime për ndalimin e udhëtimeve nga shtetet jugore të Afrikës.

“Shkenca e shkëlqyeshme duhet të duartrotiket e jo të ndëshkohet”, thuhet në deklaratë, shkruan The Guardian.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se vendimi për ndalimin e fluturimeve është “i ngjashëm me ndëshkimin e Afrikës Jugore për sekuencimin e avancuar gjenetik dhe aftësinë për të zbuluar variante të reja më shpejt”.

Shumë shtete kanë vendosur ose janë duke e shqyrtuar mundësinë për të marrë masa kundër fluturimeve nga Afrika Jugore dhe disa shtete tjera përreth saj për shkak të frikës nga përhapja e variantit të ri, për të cilin thuhet se mund të jetë edhe më ngjitës se varianti Delta.

Rastet e para të këtij varianti janë regjistruar në Evropë. Të premten u raportua një rast në Belgjikë, ndërsa të shtunë nga një rasti i dyshimtë u shënua edhe në Gjermani e në Republikën Çeke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco