Konfirmohen 17 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Konfirmohen 17 raste të reja me coronavirus në Kosovë

15:10, 26/11/2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 17 raste të reja me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.349 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës. Deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, njofton MSH.

Tutje, MSH informon se sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.748.

Në total numri i rasteve aktive është 335.

Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe Astra Zeneca. Ndërkaq, MSH së fundmi ka njoftuar se qytetarët nuk kanë nevojë të caktojnë termin për marrjen e vaksinës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco