Ky vend regjistron rastin e parë me variantin e ri

Ky vend regjistron rastin e parë me variantin e ri

10:57, 26/11/2021

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka thënë se e ka regjistruar rastin e parë të një varianti të ri të koronavirusit. I infektuari është një udhëtar që u kthye nga Malawi, shtet në juglindje të Afrikës.

Përmes një deklarate, Ministria e Shëndetësisë tha të premten se ky udhëtar dhe dy raste tjera të dyshimta janë vendosur në izolim, duke shtuar se të tre personat janë të vaksinuar, por se është duke e hulumtuar statusin e tyre të saktë të vaksinimit, shkruan Associated Press.

Një variant i ri i koronavirusit është paraqitur kryesisht në Afrikën e Jugut. Shkencëtarët thonë se ky variant paraqet shqetësim për shkak të numrit të madh të mutacioneve dhe përhapjes së shpejtë në mesin e të rinjve në Gauteng, që është provinca më e populluar e Afrikës Jugore.

Të enjten, qeveria izraelite i shpalli Afrikën Jugore dhe gjashtë shtete tjera afrikane “vende të kuqe”, vendim që e ndalon udhëtimin e udhëtarëve nga këto vende drejt Izraelit. Izraelitët që kthehen nga këto shtete duhet të izolohen për një periudhë.

Në fund të vitit të kaluar, Izraeli e nisi njërën prej fushatave të para dhe më të suksesshme të vaksinimit kundër Covid-19 në botë dhe gati gjysma e popullsisë së këtij vendi tashmë e ka marrë edhe dozën përforcuese. Izraeli së fundi e miratoi edhe vaksinimin e fëmijëve nga mosha 5-vjeçare e sipër. Megjithatë, Izraeli përsëri u përball me një valë të re të rasteve në muajt e fundit, të nxitur nga varianti Delta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco