Alarm nga varianti i ri, shtetet evropiane e aziatike shtojnë masat

Alarm nga varianti i ri, shtetet evropiane e aziatike shtojnë masat

10:04, 26/11/2021

Shtetet evropiane e aziatike të premten me shpejtësi i ashpërsuan masat kundër pandemisë, pas zbulimit të një varianti të ri të koronavirusit në Afrikën Jugore, që mund të jetë rezistent ndaj vaksinave.

Varianti i ri ka një proteinë që është shumë më ndryshe në krahasim me variantin fillestar të koronavirusit, në të cilin janë të bazuara vaksinat kundër Covid-19, tha Agjencia për Sigurinë e Shëndetit e Britanisë së Madhe.

 

Shkencëtarët ende janë duke mësuar për variantin e ri, të identifikuar së pari në fillim të kësaj jave, por lajmi i goditi tregjet financiare. Aksionet në Azi e pësuan rënien më të madhe në tre muajt e fundit, ndërsa çmimi i karburanteve ra për më shumë se 3 për qind.

Britania e Madhe përkohësisht i ndaloi fluturimet nga Afrika Jugore, Namibia, Botsvana, Zimbabveja, Lesoto dhe Esvatini dhe kërkoi nga udhëtarët britanikë që vijnë nga këto shtete që të karantinohen, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Italia vendosi ndalim të hyrjes për personat që kanë vizituar një grup të shteteve afrikane, përfshirë Afrikën Jugore, në 14 ditët e fundit.

Shtetet Evropiane edhe ashtu kanë qenë duke e zgjeruar procesin e vaksinimit dhe duke vendosur masa më të rrepta kufizuese për shkak të valës së katërt të pandemisë, pasi shumë shtete kanë raportuar shifra rekorde të rasteve.

Gjermania raportoi rekord të ri me më shumë se 76.000 raste të reja për një ditë dhe forcat ajrore për herë të parë në pandemi u përgatitën për të transportuar pacientë të sëmurë rëndë në pjesë tjera të vendit për t’ua lehtësuar barrën spitaleve në vështirësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco