Një formë e re e mutacionit të koronavirusit po kërcënon botën: Ja çfarë po ndodh në këtë shtet

Një formë e re e mutacionit të koronavirusit po kërcënon botën: Ja çfarë po ndodh në këtë shtet

12:34, 27/10/2021

Bota akoma po përballet me pandeminë e covid-19 që vijon fatkeqësisht të sjellë viktima dhe njerëz të infektuar. Të dhënat e fundit janë shqetësuese pasi një formë e re e koronavirusit që disa po e quajnë "Delta Plus" mund të përhapet më lehtë se Delta e zakonshme. Sipas ekspertëve britanik është përgjegjëse për rritjen e rasteve në Mbretërinë e Bashkuar me 6%.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) e ka zhvendosur atë në kategorinë "variant nën hetim", për të pasqyruar këtë rrezik të mundshëm. Nuk ka ende asnjë provë që shkakton sëmundje më të rëndë. Dhe shkencëtarët janë të bindur se vaksinat ekzistuese ende funksionojnë për të mbrojtur njerëzit. Edhe pse Delta normale ende përbën shumicën e infeksioneve Covid-19 por rastet e "Delta Plus" ose AY.4.2 kanë ardhur në rritje.

"Kjo nën-linjë është bërë gjithnjë e më e zakonshme në MB gjatë muajve të fundit dhe ka disa prova të hershme që mund të ketë një normë rritjeje në krahasim me Delta normale," tha UKHSA.
Ndryshe nga Delta, megjithatë, ajo nuk konsiderohet ende një "variant i shqetësimit" - kategoria më e lartë e caktuar për variantet sipas nivelit të tyre të rrezikut. Ka mijëra variante të Covid-19 që qarkullojnë në të gjithë botën. Viruset ndryshojnë gjatë gjithë kohës, kështu që nuk është për t'u habitur të shohim versione të reja me rëndësi. AY.4.2 është një degë e Delta që përfshin disa mutacione të reja që prekin proteinën e spikes, të cilën virusi e përdor për të depërtuar në qelizat tona. Mutacionet - Y145H dhe A222V - janë gjetur në linja të ndryshme të tjera të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.

Deri më tani nuk ka asnjë sugjerim që do të nevojitet një përditësim i vaksinës për t'u mbrojtur kundër ndonjë prej varianteve ekzistuese të virusit.

Jenny Harries, Shef Ekzekutiv i UKHSA, tha se këshillat e shëndetit publik janë të njëjta për të gjitha variantet aktuale.
“Vaksinohuni dhe për ata që kualifikohen, paraqituni për dozën tuaj të tretë ose përforcuese sa më shpejt që të thirreni. Vazhdoni të tregoni kujdes. Mbani maskë në hapësira të mbushura me njerëz dhe në ambiente të mbyllura hapni dritaret dhe dyert për të ajrosur dhomën. Nëse keni simptoma bëni një test PCR dhe izolohuni në shtëpi derisa të merrni një rezultat negativ,” shtoi Harries.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco