Tensionohet situata me Covid-19 në katër shtete

Tensionohet situata me Covid-19 në katër shtete

12:57, 25/10/2021

Rusia ka raportuar 37,930 infeksione të reja Covid-19 në 24 orët e fundit, raporti më i lartë i rasteve njëditore që nga fillimi i pandemisë. Taskforca e qeverisë për koronavirusin raportoi 1,069 vdekje të lidhura me virusin, gjashtë më pak se rekordi prej 1,075 i vendosur të shtunën.

Të ballafaquar me përkeqësimin e niveleve të infeksionit dhe të frustruar nga marrja e ngadaltë e vaksinës Sputnik V të Rusisë nga popullata e saj, autoritetet po prezantojnë masa më të rrepta këtë javë në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

Reuters solli në vëmendje se Presidenti Vladimir Putin deklaroi javën e kaluar se ditët nga 30 tetori deri në 7 nëntor do të paguhen si ditë jo pune. Nga kjo e enjte Moska do të prezantojë masat e saj më të rrepta të bllokimit që nga qershori 2020, ku vetëm dyqanet thelbësore si supermarketet dhe farmacitë të mbeten të hapura.

Kurse në Bullgari sot ka një ndryshim, pasi do të fillojë zbatimi i skemës së “çertifikatës së gjelbër” Covid që hyri në fuqi më 21 tetor. Në Sofje vazhduan të ketë protesta gjatë fundjavës për këtë lëvizje. Bullgaria ka një nga normat më të ulëta të vaksinimit në Evropë.

Një shpërthim Covid në Kinën veriore pritet të përkeqësohet, thanë autoritetet, pasi u zbuluan raste në 11 provinca. Lajmi se Kina po anulon maratonat e Pekinit dhe Ëuhanit ndërsa lufton me një shpërthim të variantit Delta vjen në kohën e duhur për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, i cili sot nxori "librat" e parë për protokollet Covid që do të vendosen për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 dhe Lojrat Paralimpike Dimërore.

Sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid, ka thënë se ai "po anon drejt" bërjes së detyrueshme të vaksinave kundër Covid për të gjithë personelin shëndetësor. Udhëheqësi i Laburistëve, Keir Starmer, ka thënë se qeveria do të bëjë një "gabim" nëse detyron vaksinimet e detyrueshme për punonjësit e shëndetësisë. Prof Anthony Harnden, nënkryetari i Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI), ka thënë se vaksinat përforcuese janë të rëndësishme sepse nivelet e imunitetit "po fillojnë të bien paksa".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco