COVID-19/ 40 vjeçarja që lindi binjakë, në gjendje të rëndë, familjarët: Prej ditësh nuk kemi informacion

COVID-19/ 40 vjeçarja që lindi binjakë, në gjendje të rëndë, familjarët: Prej ditësh nuk kemi informacion

11:32, 25/10/2021

Ditën e sotme, në pavionin e personave të cilët janë në gjendje të rëndë si pasojë e Covid-19, është raportuar të jetë edhe një 40 vjeçare e cila dy javë më parë ka sjellë në jetë 2 binjakë me lindje të parakohshme. Mësohet se ka qenë në muajin e gjashtë të shtatzanisë kur është detyruar të bëjë lindje të parakohshme për shkak të gjendjes së shkaktuar nga virusi.

Ndërsa familjarët e 40 vjeçares, të cilët nuk pranuan të shpreheshin për kamerat, kanë thënë se janë në ankth lidhur me gjendjen shëndetësore të saj pasi prej ditësh nuk kanë marrë asnjë lloj informacioni nga mjekët.

Aktualisht burime për median bëjnë me dije se 40 vjeçarja është në gjendje të rëndë nga Covid dhe po trajtohet intensivisht në spitalin e infektivit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco