Boris Johnson: Pandemia nuk ka mbaruar, vaksinohuni me dozën e tretë

Boris Johnson: Pandemia nuk ka mbaruar, vaksinohuni me dozën e tretë

12:18, 24/10/2021

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u bëri thirrje britanikëve të bëjnë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Në një video të publikuar në “Twitter”, kryeministri theksoi se “sa e rëndësishme është të marrësh dozën përforcuese kundër Covid-19”.

“Sigurisht, është e vërtetë që pothuajse çdo i rritur në këtë vend ka marrë tashmë dozën e dyfishtë dhe, falë kësaj, në kemi arritur të kthehemi në jetën tonë normale, por ne gjithashtu e dimë se mbrojtja nga vaksinat zvogëlohet me kalimin e kohës dhe kështu njerëzit që janë më të prekshëm ndaj Covid dhe që e kanë marrë dozën e dytë më shumë se gjashtë muaj më parë, tani janë në rrezik më të madh. Pandemia nuk ka mbaruar dhe rreziku nuk është zhdukur”, theksoi Johnson.

“Doza e tretë është po aq jetike, sa dy të tjerat. Është e vetmja mënyrë për të forcuar imunitetin tuaj dhe të familjes suaj”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco