COVID-19/ Rritje e ndjeshme e rasteve në Itali

COVID-19/ Rritje e ndjeshme e rasteve në Itali

09:48, 24/10/2021

Shkalla e incidencës së Covid-19 në Itali është sërish në rritje, sipas të dhënave të njoftuara nga Ministria italiane e Shëndetësisë. “Që nga e enjtja, një mesatare mbarëkombëtare prej 34 rastesh për 100 000 banorë u regjistrua në shtatë ditët e mëparshme”, tha ministria në përditësimin e saj javor për COVID-19.

Në javën e kaluar, shkalla e incidencës shtatëditore ishte 29 raste për 100 000 banorë. Ekspertët e shëndetësisë nuk e panë këtë rritje si shkak për alarm. “Pandemia është ende nën kontroll në Itali”, tha eksperti Silvio Brusaferro, duke shtuar se përhapja e virusit ishte më e kufizuar se në vendet e tjera.

Të premten, autoritetet regjistruan pothuajse 3 900 infeksione të reja COVID-19 dhe rreth 40 vdekje nga virusi brenda një dite. Pothuajse 82 për qind e personave mbi 12 vjeç janë vaksinuar kundër COVID-19 që nga mbrëmja e së premtes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco