Nëse ende keni dilema për mos t'u vaksinuar kundër Covidit, mos e leni pa e lexuar këtë lajm

Nëse ende keni dilema për mos t'u vaksinuar kundër Covidit, mos e leni pa e lexuar këtë lajm

18:59, 20/10/2021

Rastet e vdekjeve nga Covid-19 mes të pavaksinuarve janë 23 herë më të larta se tek personat që kanë përmbushur ciklin e plotë të vaksinimit.

Në këtë përfundim arrin një raport i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, që bazohet tek të dhënat e viktimave të koronavirusit për një periudhë 8-mujore nga Shkurti në Tetor të këtij viti.

Statistikat treguan se mbi 38 mijë të vdekur nga koronavirusi në Itali, gjatë kësaj periudhe, më shumë se 33,600 prej tyre nuk kishin marrë asnjërën nga dozat e vaksinave. Mbi 1400 të tjerë ishin të vaksinuar që përbëjnë 3.7% të totalit të vdekjeve.

Raporti, ndër të parët e këtij lloji në gjithë globin, konstaton se të gjithë të vaksinuarit që ndërruan jetë vuanin nga sëmundje të tjera kryesisht nga ato të zemrës, demencë e tumore, ndryshe nga shumica e të pavaksinuarve për të cilët komplikacionet nga infektimi me Covid u bënë shkak për vdekje.

Në raport thuhet po ashtu se viktimat në radhët e të vaksinuarve kanë moshë mesatare më të lartë, në 85 vjeç, teksa tek të pavaksinuarit mosha mesatare e viktimave është 78 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco