Doza e tretë anti-COVID nis këtë muaj

Doza e tretë anti-COVID nis këtë muaj

18:32, 20/10/2021

6 muaj pas marrjes së vaksinës anti-covid mund të aplikohet doza e tretë. Ekspertët deklarojnë se vaksinimi me dozën përforcuese do të nisë brenda këtij muaji.

Anëtarja e Komitetit të Imunizimit, Aida Bushati, thekson se doza e tretë duhet për të forcuar imunitetin ndaj Covid-19 në dimër dhe veçanërisht për kategoritë më të rrezikuara. Por, çfarë rekomandojnë ekspertët për personat që i kanë marrë të dyja dozat, por kanë kaluar edhe Covidin.

Pas rekomandimeve të nxjerra nga Komiteti i Imunizimit, anëtarja Bushati, njëherësh neurologe në Spitalin Pediatrik, thotë se edhe fëmijët mbi 12 vjeç me sëmundje të tjera duhet ta bëjnë vaksinën anti-covid. Vetëm Pfizer do të aplikohet te fëmijët, pasi ka studime edhe për këtë kategori.

Gjithashtu, dozat anti-covid nuk shkaktojnë probleme me vaksinat e tjera të kalendarit.

Gjatë aplikimit të dozës së tretë, do të bëhen edhe kombinime vaksinash për të përforcuar mbrojtjen ndaj Covid-19./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco