Mbi 500 të vdekur me COVID-19 në Rumani brenda ditës, spitalet e morgjet mbërrijnë limitin

Mbi 500 të vdekur me COVID-19 në Rumani brenda ditës, spitalet e morgjet mbërrijnë limitin

16:48, 19/10/2021

Rumania raportoi numra rekord ditor të vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 të martën, si vendi i dytë në Evropë me shkallën më të ulët të vaksinimit.

Gjatë 24 orëve të fundit, Rumania raportoi 18, 800 raste të reja dhe 574 vdekje me virus, raporton Reuters

Nga disa pamje të televizioneve lokale janë parë pacientë të shtirë nëpër dysheme apo duke u endur me pajisje oksigjeni nëpër korridore.

Morgjet po ashtu kanë nuk kanë më kapacitete sipas zyrtarëve shëndetësorë.

“Nuk ka mjaftueshëm hapësirë për të pranuar të gjitha rastet që kanë nevojë”, tha Claudiu Rusu, mjek në kujdesin intensiv.

“Nëse vaksinimi do ishte 70-80%, tani do kishim dhjetë herë më pak vdekje”, shtoi ai.

Rumania ka arritur të vaksinojë vetëm 36% të popullsisë së rritur në kundërshtim me mesataren prej 74% të Bashkimit Evropian.

Sipas këtyre të dhënave, çdo pesë minuta vdiç një person në Rumani gjatë muajit tetor, ku më shumë se 90% prej tyre kanë qenë të pa vaksinuar.

Shkalla e ulët e vaksinimit ka ardhur si shkak i mosbesimit në institucionet shtetërore, fushatat dezinformuese, infrastrukturën e dobët rurale dhe edukimin e dobët lidhur me vaksinimin.

Qeveria e Kryeministrit Florin Citu e cila lehtësoi masat gjatë verës përkundër shkallës së ulët të vaksinimit, dështoi në vaksinim të 10 milionë personave deri në muajin shtator, duke kapur vetëm 6 milionë.

Qeveria po ashtu ka dështuar në votën e mosbesimit dhe po qeverisë me kompetenca të kufizuara deri në emërim të një kabineti të ri.

Edhe para shfaqjes së pandemisë, sistemi i kujdesit shëndetësor në Rumani ishte nën presion për shkak të korrupsionit, joefikasitetit dhe menaxhimit të politizuar.

Rumania karakterizohet si një ndër vendet me infrastrukturën më pak të zhvilluar të kujdesit shëndetësor në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco