Studimi i ri/ Pasi të keni kaluar COVID-19 duhet patjetër të konsultoheni me një neurolog, ja pse

Studimi i ri/ Pasi të keni kaluar COVID-19 duhet patjetër të konsultoheni me një neurolog, ja pse

10:25, 19/10/2021

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se COVID-19 mund të shkaktojë një mori problemesh neurologjike.

Një studim në Angli ka dalë në konkluzione se personat të cilët kanë kaluar COVID-19 me simptoma të moderuara ose të lehta mund të shkaktojë tkurrje në tru.

Por a duhet të shqetësohemi?

Studimi së pari analizoi të dhënat e imazhit të trurit në 45.000 qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar para pandemisë së COVID-19.  

Për këtë, u përdor 'Biobank e Mbretërisë së Bashkuar', ku ruhen informacionet shëndetësore të njerëzve .

Tek njërëzit që morën pjesë në studim u morën parasysh mosha, gjinia, gjendja shëndetësore dhe kushtet social-ekonomike.

Gjatë studimeve në indin e quajtur ‘Lënda gri’ e cila përbëhet nga neuronet që përpunojnë informacionin  në tru u vërejtën dallime të rëndësishme midis atyre të infektuar me koronavirus dhe atyre që nuk ishin infektuar.

U përcaktua se trashësia e indit të lëndës gri në rajonin e trurit të njohur si ‘lobet frontale’ dhe ‘temporale’ ishte më e hollë në grupin që ishin të infektuar me covid-19 në krahasim me grupin tjetër.

Hulumtimi ende nuk është rishikuar nga kolegët, por edhe situata deri në këtë fazë ka shkaktuar shqetësim në botën shkencore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco