Rritja e lartë e infektimeve Covid-19/ Spitalet në Rumani tejmbushën me pacientë të pavaksinuar

Rritja e lartë e infektimeve Covid-19/ Spitalet në Rumani tejmbushën me pacientë të pavaksinuar

17:50, 16/10/2021

Spitalet në Rumani janë mbushur plot me pacientë të pavaksinuar në mesin e valës së katërt të pandemisë Covid-19.

Spitali i Sëmundjeve Infektive në Bukuresht, për shkak të numrit të madh të pacientëve, ka vendosur shtretër nëpër korridore.

Vendi, me një popullsi prej 19 milionë, regjistroi 15 mijë e 828 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

365 persona kanë humbur jetën përgjatë kësaj periudhe dhe numri i viktimave si pasojë e pandemisë ka shkuar në 41 mijë e 482.

Një numër i madh rumunësh janë shfaqur mosbesues ndaj thirrjeve të autoriteteve shëndetësore për t’u vaksinuar.

Shumë prej tyre janë të ndjeshëm ndaj informacioneve të rreme që qarkullojnë në internet, ku theksohet se vaksinat nuk janë efektive ose më keq se kaq, ato janë të rrezikshme për jetën.

Vetëm rreth një e treta e rumunëve janë vaksinuar.

Në Evropë, pas Rumanisë, vjen vetëm Bullgaria për numrin e ulët të popullsisë së vaksinuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco