OBSH: Delta zhvendosi tre mutacionet e tjera të Covid

OBSH: Delta zhvendosi tre mutacionet e tjera të Covid

22:16, 21/09/2021

Delta është mutacioni më shqetësues i koronavoirusit, që deri më tani është përhapur në185 vende deri më sot. Sipas të dhënave ky rezulton se është dhe variant që ka zhvendosur tre variantet e mëparshme “shqetësuese”, Alpha, Beta dhe Gamma, të cilat tani përbëjnë më pak se 1% të të gjitha rasteve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se të gjithë viruset, përfshirë Covid-19 që shkaktojnë SARS-CoV-2 , ndryshojnë.

Shfaqja, në fund të vitit 2020, e varianteve që përbënin një rrezik në rritje për shëndetin publik në mbarë botën, bëri që OBSH të etiketonte disa prej tyre si “shqetësuese” dhe të tjerat si “variante të interesit”, në mënyrë që t’i jepnin përparësi kërkimit dhe monitorimit të tyre në të gjithë botën.

“Mutacioni mbizotërues që po qarkullon tani është Delta. Në fakt, më pak se 1% e analizave të gjenomit në dispozicion janë (të” varianteve shqetësuese “) Alpha, Beta dhe Gamma,” ka thënë Maria Van Kerkov, një zyrtare e lartë e OBSH –së.

Ndër të tjera ajo ka bërë me dije se mutacioni Delta është bërë më i forte dhe më ngjitës dhe konkurron dhe zëvendëson të tjerët që qarkullojnë.

Aktualisht, OBSH i përshkruan të katër variantet si “shqetësuese”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco