Maqedoni e Veriut/ 154 raste të reja dhe 12 të vdekur nga Covid në orët e fundit

Maqedoni e Veriut/ 154 raste të reja dhe 12 të vdekur nga Covid në orët e fundit

16:40, 20/09/2021

12 persona kanë humbur jetën dhe 154 raste të reja janë konfirmuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1 967 testime rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 118, Kumanovë – 12, Kavadar – 5, Prilep dhe Manastir nga 3, Velesi, Kërçova, Koçani, Sveti Nikolla dhe Kriva Pallanka nga 2, Strumica, Vinica dhe Kratova nga 1.

Betejën me Covid e kanë fituar 408 pacientë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 187.068, prej tyre 167.810 të shëruar, 6,472 të vdekur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco