Edhe më tej në spitalet e vendit  ka pacientë me Covid 19, ja shifrat

Edhe më tej në spitalet e vendit ka pacientë me Covid 19, ja shifrat

13:26, 23/07/2021

Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës po trajtohen 23 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Derisa sipas tyre 101 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, prej tyre 23 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 65 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, 13 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 60 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave është, në Klinikën Infektive janë 39 pacientë.
 
Në Klinikën e Pulmologjisë janë 47 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 14 pacientë, 10 të konfirmuar pozitivë dhe 5 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme është, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 10 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient dhe Spitali i Prizrenit, 1 pacient.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco