Ish-ministri i shëndetësisë thotë se as 10% e popullatës nuk është imunizuar ndaj COVID-19

Ish-ministri i shëndetësisë thotë se as 10% e popullatës nuk është imunizuar ndaj COVID-19

12:27, 21/07/2021

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ishte kritik për procesin e vaksinimit për çka kërkoi edhe qasje të re të institucioneve përgjegjëse.

Sipas tij synimi i vaksinimit të 60 për qind të popullatës është i pamundur pasi deri tani as 10 për qind e qytetarëve nuk janë imunizuar karshi COVID-19.

“Proklamimi se deri në fund të vitit do vaksinohen 60 % e qytetarëve është i vonshëm. Ne kemi pasur shpresën dhe deklarimin zyrtar se 500 mijë vaksina do të jepen brenda muajit, duke filluar nga qershori ku është theksuar vaksinimi masiv, ndërsa atë akoma nuk po e shohim. Tash 93 mijë vaksina në përqindje imunizimet e popullatës në 1.8 milionë apo 1.2 milionë që parashikohen të vaksinohen akoma nuk ka arritur as 10 për qind. Frika nga varianti Delta që është i përhapur është i pashmangshëm që të na shqetësojë të gjithëve dhe qytetarët duhet të vaksinohen. Mënyra e administrimit duhet të ndryshohet t’i jepet një qasje dhe kahe e re dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë në këtë proces nuk duhet të fshihet ndaj paaftësisë për të menaxhuar një situatë…. Përndryshe do të vazhdojë kjo pasiguri do të ketë huti edhe do ta dëmtojë procesin e vaksinimit frika që vjeshta do sjell rritje të variantit Delta është i paparashikueshëm për Kosovës marr parasysh të gjitha masat janë liruar, nuk ka më kontroll mbi grupet dhe grumbullimet që bëhen, edhe numri i testimeve që paraqiten. Mbi të gjitha nuk kemi dëgjuar se është punuar në ngritje të kapaciteteve spitalore apo kapacitet tjera që kanë qenë në rritje në vazhdimësi”, theksoi Zemaj.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se qasja e qeverisë aktuale karshi procesit të vaksinimit është e gabuar dhe ka mungesë të transparencës .

Ai tha në vend që të shfrytëzohen Qendrat Kryesore Mjekësore Familjare për vaksinim por shfrytëzohen qendra të mëdha ku qytetarët po presin me orë për tu vaksinuar.

“Mund të them se qeveria Kurti ka dështuar kur jemi tek vaksinimi apo imunizimi i masës Kosova ka një praktikë të mirë në rajon, sepse e kemi pasur zinxhirin e ftoftë të imunizimit ndër vendet më të mira në rajon dhe mendoj se kjo praktikë nuk është përdorur. Qasja që më tepër të koncentrohet popullata në qendrat e mëdha është gabim dhe këtu e shoh se nuk është administruar si duhet. Nëse i marrim komunat unë nuk di që ka pasur ndonjë komunikim apo sensibilizim për moshat që janë kërkuar të vaksinohen e mos të flasim për zonat rurale. Nuk e kanë përdorur infrastrukturën e QKMF për të shpërndarë vaksinimit por atë e kanë bërë në një qendër ku qytetarët kanë pritur me orë të tëra dhe nuk ka pasur një rregull si duhet. Kur jemi tek shifrat nëse këta kanë menduar të marrin merita vetëm me tastierë dhe t’i fryjnë numrat ajo është dobësia më e madhe dhe krijon huti tek qytetari nëse kolegia e tha se jemi me vendet e rajonit të barabartë qysh në fillim e kemi nisur me një qasje të gabuar dhe jo transparente”, tha Lekaj, transmeton KP.

Këto komente deputetët Zemaj dhe Lekaj i bënë në takimin e organizuar nga Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”.

Në Kosovë procesi i vaksinimit ka nisur në fund të muajit mars dhe nga 15 qershori ka nisur vaksinimi masiv. Deri më sot janë administruar mbi 324 mijë dozave të vaksinave anti-COVID, prej tyre dozën e parë e kanë marr mbi 233 qytetarë, ndërsa edhe dozën e dytë e kanë marr mbi 93 persona.

Kosova në fund të muajit maj ka nënshkruar kontratë për blerje e 1.2 milionë vaksinave me kompaninë prodhuese Pfizer, ndërsa ka pranuar edhe donacione të shumta të vaksinave anti-COVID.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco