Ja kur do të marrë fund pandemia sipas kreut të OBSH-së

Ja kur do të marrë fund pandemia sipas kreut të OBSH-së

09:20, 21/07/2021

Duke u nisur nga fillimi i Lojërave Olimipike, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tentros Antanom Gebregesus u ka bërë thirrje sot qeverive, bizneseve dhe qytetarëve në të gjtihë botën të bashkohen në luftën kundër COVID-19.

‘Ne nuk jemi në garë me njeri-tjetrin, ne jemi në garë me virusin' tha kreu i OBSH-së duke iu drejtuar anëtarëve të Komtietit Olimpik Ndërkombëtar.

‘Për të patur sukses në këto Lojëra Olimpike kërkohet shpejtësi, forcë dhe aftësi por edhe vendosmëri, përkushtim dhe disiplinë’ tha ai, duke u bërë thirrje njerëzve të tregojnë të njëjtat parime dhe "të rrahur pandeminë ".

Në të njëjtën kohë, kreu i OBSH kritikoi pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave midis vendeve, duke shpjeguar se pandemia covid-19 do të përfundojë nëse ekonomitë e G20 tregojnë aftësi drejtuese dhe ka një shpërndarje më të drejtë të vaksinave.

"Në vend që të shpërndahen gjerësisht, vaksinat u mblodhën në duart e disa atyre me fat," u shpreh Tentros.

"Pandemia do të marrë fund kur njerëzit të vendosin t'i japin fund. Është në duart tona. Ne kemi të gjitha mjetet që na duhen. Ne mund ta parandalojmë këtë sëmundje." nënvizoi Tentros.

Mbi të gjitha, Sekretari i Përgjithshëm i OBSH vlerësoi që Lojërat Olimpike të Tokios duhet të mbahen normalisht për t'i treguar botës se çfarë mund të arrihet duke marrë masat e duhura në mes të pandemisë së koronavirusit.

Tentros tha se njerëzit kanë nevojë për Olimpiadën tani "si një festë e shpresës".

 "Olimpiadat kanë fuqinë për të bashkuar botën, për të frymëzuar, për të treguar atë që është e mundur," tha ai .

Lojërat Olimpike të Tokios fillojnë në 23 korrik mes dyshimeve për sigurinë e tyre, pasi dhjetra mijëra njerëz nga e gjithë bota priten në kryeqytetin japonez. 

Vendi, ku rreth 34% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë vaksine covid-19, shqetësohet se Lojërat Olimpike mund të jenë një burim i mbi-transmetimit të koronavirusit .

Numri në rritje i rasteve në Tokio ka hedhur një hije mbi ngjarjen sportive ndërkombëtare, e cila vitin e kaluar u desh të shtyhej për shkak të pandemisë dhe do të zhvillohet pa spektatorë këtë vit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco