Konfirmohet rasti i dytë me variantin indian në Maqedoninë e Veriut

Konfirmohet rasti i dytë me variantin indian në Maqedoninë e Veriut

21:17, 19/06/2021

Në Maqedoninë e Veriut konfirmohet rasti i dytë me llojin indian të virusit tek një pacient që është mjekuar në spital privat, ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Bëhet fjalë për një koleg të rastit të parë me këtë mutacion të virusit që ishte regjistruar më 7 Qershor. Të dytë kanë qenë me punë në Irak, me të njëjtin fluturim janë kthyer në vend, por tek pacienti i dytë, simptomat janë paraqitur më vonë. Ministri Filipçe tha se situata është nën kontroll dhe se pacienti nuk është në rrezik.

“Është edhe një pacient me këtë lloj virusi që mjekohej në një nga spitalet private. Për momentin edhe masat epidemiologjike që janë bërë treguan se nuk ka asnjë rrezik, kurse s`ka nevojë për masa shtesë”

Lloji indian i virusit është më infektues, kurse OBSH-ja njoftoi se po bëhet dominues në botë. Ministri Filipçe ka rekomanduar vaksinimin, përkundër asaj se në vendin tonë ky proces është ngadalësuar për shkak të mungesës së vaksinave.

“Frika nga lloji indian ose ndonjë formë e re eventuale e mutacionit ekziston gjithkund nëpër botë, por ajo që është me rëndësi, vaksinat mbrojnë nga forma të rënda të sëmundjes ose nga vdekja, madje edhe nga kjo formë indiane e mutacionit të virusit”

Ministri Filipçe njoftoi se kah fundi i muajit në Maqedoninë e Veriut do të arrijnë sasi më të mëdha të vaksinave. Më 28 Qershor, përmes mekanizmit Covaks, priten 100 mijë doza të “Pfizerit”, kurse më 27 dhe 30 Qershor duhet të mbërrijnë 500 mijë vaksinat kineze “Sinovac”, me çka pritet të intensifikohet procesi i vaksinimit.

“Mbetet edhe një javë deri në arritjen e një sasie më të madhe të vaksinave, kurse vlerësimet tona janë se deri në fund të muajve të verës do të përfundojë vaksinimi, në atë përqindje që nevojitet për arritjen e imunitetit kolektiv që të gatshëm ta presim vjeshtën”.

Ministri Filipçe u ka bërë thirrje qytetarëve më të moshuar që janë paraqitur e nuk kanë marrë termine vaksinimi, sërish të aplikojnë përmes mjekëve amë që të korrigjohen lëshimet e bëra./KlanMaqedonia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco