Këto janë rregullat për diasporën që kthehet në BE nga Kosova

Këto janë rregullat për diasporën që kthehet në BE nga Kosova

13:35, 19/06/2021

Në prag të pushimeve verore, Këshilli Evropian ka përditësuar rekomandimet për COVID-19 për qytetarët e shteteve të Bashkimit Evropian. Rekomandimet do të prekin në masë edhe diasporën e Kosovës që sivjet pritet të vizitojë vendlindjen në fluks më të madh.

Në përditësimin e fundit, Kosova ka ngelur në listën e vendeve të treta nga të cilat vlejnë masat restriktive. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë shtetet e rajonit që përfituan nga lehtësimi i masave për udhëtarët drejt BE-së.

Rekomandimet parashohin që nga shtetet e treta në BE do të lejohen të udhëtojnë personat e vaksinuar kundër virusit, udhëtarët për arsye thelbësore (punë apo jetesë), udhëtarët pa arsye thelbësore nga shtetet në listën e BE-së.

Personat e vaksinuar

Personat e vaksinuar mund të lejohen të udhëtojnë në BE nëse:

Janë të vaksinuar tërësisht me vaksinë të miratuar nga BE-ja
Kanë marrë dozën e dytë të rekomanduar të paktën 14 ditë para hyrjes

Shtetet e BE-së po ashtu mund të pranojnë vaksina të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Fëmijët janë të përjashtuar nga vaksinimi për shkak të moshës së tyre. Atyre u lejohet të udhëtojnë me prindërit e vaksinuar, nëse kanë test negativ PCR të kryer në më së shumti 72 orët para udhëtimit.

Udhëtarët për arsye thelbësore

Këta udhëtarë mund të lejohen të udhëtojnë në BE, pavarësisht nga ku shkojnë.

Kush konsiderohet udhëtar i tillë?

Shtetasit e BE-së dhe familjarët e tyre
Banorët afatgjatë të BE-së dhe familjarët e tyre
Udhëtarët me funksione thelbësore apo nevoja të tilla
Udhëtarët pa arsye thelbësore nga shtetet në listë të BE-së

Çdo dy javë, BE-ja rishikon listën e vendeve të treta për të cilat masat mund të hiqen.

Të gjithë udhëtarët nga kjo listë drejt BE-së mund të lejohet të udhëtojë.

Kriteret për të caktuar shtetet që u hiqen masat janë:

Jo më shumë se 75 raste të reja me COVID-19 për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit
Trend stabil apo i rënies për rastet e reja
Më shumë se 300 teste për 100 mijë banorë në 7 ditët e fundit
Jo më shumë se 4 për qind e tyre të jenë pozitivë
Varësisht a janë gjetur variante të reja
Progresi i vaksinimit
Përgjigja e përgjithshme ndaj COVID-19
Besueshmëria në të dhëna

Masat për të gjithë udhëtarët

Të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga shtetet e treta për arsye thelbësore ose jo, duhet të kenë testin negativ PCR në 72 orët e fundit.

Pos kësaj, shtetet anëtare të BE-së mund të kërkojnë:

Edhe vetizolim, karantinim e monitorim për 14 ditë
Testime shtesë përgjatë kësaj periudhe

Mekanizmat emergjentë

Një masë urgjente, e përkohshme, e udhëtimit në BE nga shtetet e treta mund të përcaktohet nëse në atë vend situata eskalon apo vërehen variante të caktuara që nxisin shqetësime.

Masat emergjente s’vlejnë për shtetasit e BE-së, banorët e përhershëm të BE-së, kategori të caktuara me nevoja thelbësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco