Infermierja shokon me deklaratën: Vaksina është bërë një magnet

Infermierja shokon me deklaratën: Vaksina është bërë një magnet

13:07, 17/06/2021

Shumë persona që marrin vaksinat kundër Covid-19 kanë postuar video ditët e fundit duke pretenduar se vaksina i ka “magnetizuar” ata.

Infermierja Joanna Overholt nga Ohajo është një prej tyre.

Ajo madje bëri kërkesën e saj para Ministrisë së Shëndetësisë dhe u përpoq ta provonte atë duke mbështetur një çelës dhe një dorezë në qafën e saj.

“A mund ta shpjegoni këtë?” pyeti ajo të pranishmit, duke demonstruar veprimin e saj kinse objekte të ndryshme kapen në trupin e saj, por shpesh dështonte

Asnjë nga këto objekte nuk qëndroi shumë në trupin e saj dhe menjëherë ranë, por kur ajo së pari ngjiti çelësin në gjoks, ai qëndroi aty pak më gjatë.

Kjo, shkruan BuzzFeed, ndodhi sepse trupi i njeriut sekreton djersë, kështu që lëkura është ngjitëse dhe objektet mund t’i ngjiten asaj për një kohë të shkurtë.

Dhe është e rëndësishme të theksohet se shumica dërrmuese e çelësave sot nuk mund të tërhiqen nga një magnet sepse ato janë bërë kryesisht nga alumini.

Sidoqoftë, njerëzit në Twitter filluan të talleshin me të.

“Zonja dhe zotërinj, ky laps është bërë prej druri, por nëse e mbaj të relaksuar midis gishtërinjve dhe e lëviz lart e poshtë, duket sikur është bërë prej gome. A mund ta shpjegoni atë?” shkroi një në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco