Sllovakia planifikon përdorimin e vaksinës Sputnik V

Sllovakia planifikon përdorimin e vaksinës Sputnik V

23:23, 12/05/2021

Sllovakia ka në plan të fillojë përdorimin e vaksinës ruse antiCOVID-19 Sputnik V nga kjo verë, edhe pse nuk është miratuar ende nga BE.

“Disa hapa organizativë janë të nevojshëm para se vaksina të shpërndahet për përdorim nga fillimi i qershorit”, tha sot ministri i Shëndetësisë, Vladimir Lengvarsky, raporton ATSh.

Sllovakia mori 200 000 doza të vaksinës Sputnik V në fillim të marsit, por pa i përdorur, sepse nuk kishte marrë miratimin e rregullatorit.

Edhe pse Agjencia Europiane e Barnave (EMA) nuk e ka miratuar vaksinën për përdorim, Hungaria, shteti anëtar i BE-së, ka muaj që kryen vaksinime me Sputnik V, pasi i dha asaj autorizimin për përdorim urgjent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco