Itali/ Rreth 8 mijë raste të reja dhe 262 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Itali/ Rreth 8 mijë raste të reja dhe 262 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

18:48, 12/05/2021

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 7852 raste të reja me koronavirus nga 306744 teste të kryera.

Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 2.6%, pak më shumë se 2.4% që ishte të martën.

Autoritetet e shëndetit në vend njoftuan po ashtu se në 24 orët e fundit u regjistruan 262 humbje jete nga COVID-19, ndërsa totali që nga fillimi i pandemisë shkon në 123544.

Brenda ditës, u regjistruan edhe 19023 të shëruar, kurse shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv dhe repartet e tjera COVID-19 janë në rënie.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco