Mali i Zi mundëson test PCR falas për turistët

Mali i Zi mundëson test PCR falas për turistët

18:43, 12/05/2021

Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi ka njoftuar institucionet shëndetësore se që nga data 13 maj të bëjnë teste PCR falas për turistët të cilëve u duhen për t’u kthyer në vendin e tyre.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga Ministria e Shëndetësisë së shtetit malazez.

“Ministria e Shëndetësisë ka informuar Institutin e Shëndetit Publik dhe të gjitha qendrat e shëndetit në Mal të Zi që duke filluar nga e enjte, 13 maj, do të bëjnë falas teste PCR për turistët që u duhet testi për t’u kthyer në vendet e tyre”, thuhet në postimin e publikuar Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco