Vjen një lajm fantastik: A dëshmon kjo se në Kosovë po zhduket koronavirusi?

Vjen një lajm fantastik: A dëshmon kjo se në Kosovë po zhduket koronavirusi?

14:37, 12/05/2021

Ka rënë dukshëm numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim nga Sars-Cov-2, në kuadër të klinikave COVID të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme.

Nga raportimet përmbledhura të datës 12 maj 2021, në tërë ShSKUK-në, janë duke u trajtuar 361 pacientë nga Coronavirusi.

“255 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 272 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 160 pacientë. 12 prej tyre në gjendje të rënduar. 109 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë DHE 129 me oksigjeno-terapi”, thuhet në raport.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 70 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 15 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë

Mjekimi Intensiv- COVID, 11 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 201 pacientë

15 prej tyre në gjendje të rënduar

146 të konfirmuar pozitivë

143 me oksigjeno- terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 36 pacientë

Spitali i Gjakovës, 34 pacientë

Spitali i Pejës, 41 pacientë

Spitali i Gjilanit, 31 pacientë

Spitali i Ferizajt, 29 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco