Video - skandali: Në vend të vaksinës, injektonin ajër

Video - skandali: Në vend të vaksinës, injektonin ajër

11:52, 12/05/2021

Një furtunë polemikash është ngritur në Peru pas denoncimit të mediave për disa raste abuzimi me vaksinat.

Një video amatoriale e shpërndarë nga gazeta lokale La Republica tregon se si një mjek që kishte përgjegjësinë e vaksinimit ndaj një të moshuari nuk po injektonte në fakt asnjë sasi vaksine, sepse shiringa ishte praktikisht bosh.

I kapur në faj nga personi që xhiron videon, dhe që e pyet, mjeku i rikthehet valixheve termike ku ndodhen vaksinat dhe e rimbush shiringën, pa kërkuar as falje për ngjarjen me pasoja potencialisht të rënda.

Video që tregon një tentativ injektimi ku shiringa nuk përmban vaksinën

Episodi është maja e ajsbergut i një fenomeni të denoncuar shpeshherë në vendin e Amerikës Jugore, dhe në opinionin publik ka hyrë frika se veçanërisht personave të moshuar ose me pak mundësi, vaksinat po “kursehen”, ose mbahen rezervë për t’iu shitur atyre që e paguajnë atë, edhe shtrenjtë.  

Ministria e Shëndetësisë në Lima pranoi se dy raste të tilla ishin të dokumentuara, dhe po investigohen, por mohon çdo përfshirje të institucioneve ose më keq, një strategji të mirëfilltë.

Në Peru, të infektuarit nga COVID-19 kanë kaluar 1 milion e 800 mijë persona, ndërkohë që viktimat janë rreth 65 mijë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco